Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës takojnë sot homologët e tyre nga tre vende afrikane për të diskutuar mënyrat për lehtësimin e krizës me migrantë në Bashkimin Evropian. Takimi në Paris me liderët e Libisë, Çadit dhe Nigerit zhvillohet me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Sipas Kombeve të Bashkuara, 125,000 migrantë kanë marrë rrugën e rrezikshme nëpër Detin Mesdhe këtë vit. Shumica e tyre kanë arritur në Itali dhe më pas kanë lëvizur nëpër shtete të tjera të BE-së. Rreth 2,400 migrantë kanë vdekur në rrugë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoi, kryeministri i Italisë, Paulo Gentiloni, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të marrin pjesë në bisedime. (rel)