Shkup, 17 nëntor – Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani, sot në Kabinetin e Kryetarit në Vilën Vodno, kishte takim me Kryetarin Gjorgje Ivanov.
Në takim, Zëvendëskryeministri informoi për vizitën në Bruksel, të realizuar së bashku me Ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, ku u realizuan takime të rëndësishme me Nënkryetaren e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogerini, si dhe me Eurokomesarin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han. Osmani informoi për porositë e Ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të Unionit, të cilët, në mëngjesin e punës në Bruksel – Miqtë e Maqedonisë, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bulgarisë dhe Suedisë, shprehën gatishmëri për ta ndihmuar Republikën e Maqedonisë në aspiratat e saja evropiane dhe euroatlantike.
Në vazhdim, Osmani informoi për pakot e reja reformuese të Qeverisë – Gjashtë dhe Nëntë, të cilat paraqesin rumbullaksim të Planit 3-6-9, implementimi i të cilit duhet të sigurojë hapësirë për progres në përafrimin kah Komisioni Evropian. Osmani potencoi se Strategjitë dhe planet akcionale të përfshira në Planin 3-6-9, në vete ngërthejnë të gjitha rekomandimet e dhëna nga ana e partnerëve dhe institucioneve relevante, siç janë rekomandimet nga Raporti i Komisionit Evropian, Komisioni Venecian, GREKO, rekomandimet e Grupit të larët të ekspertëve të udhëhequr nga Rajnhard Pribe si dhe të gjitha raportet dhe rekomandimet e tjera të cilat janë të notifikuara si obligim i Republikës së Maqedonisë. Me ketë, theksoi Osmani, pakoja e reformave rumbullaksohet, dhe pas implementimit të të njëjtave, pritet mënjanimi i rekomandimit të kushtëzuar, si dhe pritet raport pozitiv me rekomandim të ri të pastër nga ana e Komisionit Evropian. Në fund, theksoi Osmani, së bashku edhe me progres të realizuar në zgjidhjen e çështjeve të hapura politike, pritet edhe vendim për fillimin e negociatave deri në gjysmë të vitit 2018.
“Kemi mundësi të papërsëritshme, në vitin 2018 të bëjmë hapërimin historik dhe të mbyllim çështjen e BE-së dhe NATO-s. Është e nevojshme që të lihen anësh prioritetet tona personale, partiake e madje edhe prioritetet etnike, të formojmë konsensus për reforma, dhe të arrijmë rezultate” – theksoi Osmani. Ai e potencoi rëndësinë e këtij momenti, duke përsëritur edhe vlerësimin e marrë nga Brukseli, se viti 2018 duhet të jetë vit historik për progresin e Republikës së Maqedonisë në integrimet evropiane dhe euroatlantike, moment për të cilin duhet të angazhohen të gjithë vepruesit në shoqëri, dhe përmes procesit gjithëpërfshirës, të sigurohet konsensus thelbësor, e jo vetëm deklarativ rreth procesit të integrimeve të Republikës së Maqedonisë. Osmani kërkoi nga Ivanov mbështetje për procesin e reformave, por edhe mbështetje për sigurimin e konsensusit politik, si dhe mbështetje të dy të tretës së shumicës në Kuvend.