Takim Osmani – Haneda me rastin e përfundimit të misionit diplomatik të ambasadores japoneze

21

Shkup, 24 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi takim lamtumirës me Keiko Haneda, ambasadore e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e përfundimit të misionit diplomatik dhe largimin nga vendi.

Me këtë rast, Osmani i ndau pllakatë falënderuese ambasadores Haneda për angazhimin e saj të shkëlqyeshëm dhe kontributin personal në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, duke i dëshiruar suksese në angazhimet e mëtejshme në karrierën diplomatike.

“Si ambasadore e parë rezidente në vendin tonë, keni lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, sidomos përmes angazhimit tuaj personal dhe ndihmës së pa rezervë nga Qeveria e Japonisë. Më shumë se 20 vite kemi donacione dhe realizohen projekte të dedikuara nga populli i Japonisë, sidomos në sektorin e shëndetësisë, vetëqeverisjes lokale, arsimit dhe institucioneve të tjera publike, që paraqet kontribut jashtëzakonisht pozitiv në zhvillimin e të gjithë këtyre sektorëve”, tha Osmani.

Me një ton të ngjashëm, bashkëbiseduesit i vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si jashtëzakonisht miqësore, të bazuara në bashkëpunim dhe partneritet tradicional.

“Ambasadorja Haneda u falënderua për mikpritjen dhe bashkëpunimin e suksesshëm në periudhën e kaluar dhe e përcolli vullnetin për angazhimin e saj për thellim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale, si dhe për gatishmërinë e palës japoneze për vazhdim të mbështetjes zhvillimore për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksohet në komunikatë.