Shkup, 27 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov ka realizuar takim lamtumirës me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në RMV, Daniella Barishiq.
“Jemi mirënjohës në miqësinë, entuziazmin, sinqeritetin dhe angazhimin ndaj nesh”, ka thënë Dimitrov dukë i dëshiruar ambasadores Barishiq fat dhe sukses në sfidat e ardhshme profesionale.
Njëherësh, ministri Dimitrov ka falënderuar për mbështetjen e fuqishme dhe të parezervë që në kontunitet është dhënë nga Kroacia për proceset eurointegruese të RMV-së pasi mu Kroacia ka qenë mes shteteve- anëtare të para që kanë ratifikuar Protokollin qasës për NATO-n.
Në takim, ambasadores Barishiq i është dorëzuar mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e saj në thellimin e miqësisë maqedono- kroate.