Diku dy orë e gjysmë zgjati takimi i shefit të diplomacisë greke dhe përgjegjësit për politikë të jashtme në Demokracinë e Re opozitare Jorgos Kumucakos në suaza të aktiviteteve të Nikos Koxiasit t’i njoftojë partitë për negociatat me emrin. Sipas korrespondentja të MIA-s në Athinë, takimi që u mbajt në MPJ-në greke, ishte i mbyllur për mediat, ndërsa Kumucakos pas përfundimit vetëm shkurtimisht komentoi se kanë biseduar gjerësisht. Megjithatë, nuk ka asnjë informacion për hollësitë dhe çfarë saktë kanë biseduar Koxias dhe Kumucakos. “Kishim bisedë të gjerë për të cilin do ta njoftojë kryetarin e partisë, shkurtë tha përgjegjësi për politikë të jashtme në Demokracinë e Re, duke dalë nga MPJ-ja greke. Me takimin me Kumucakos, përfundoi cikli i informimit të partive greke nga ministri i Punëve të Jashtme.
Nikos Koxias, siç publikoi më parë MIA, të hënën u takua me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste Dimitris Kucubas dhe me liderin e Potamit, Stavros Teodorakis, të martën me njeriun e parë të Lidhjes së centralistëve, Vasilis Levandis edhe me kryetarin e Lëvizjes për Ndryshim, Fofi Genimta. Pasi kryetari i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotiakis kërkoi të brifohet nga kryeministri, e jo nga ministri, Nikos Koxias u takua me përgjegjësinë për politikë të jashtme në parti.