Zëvendësministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi zhvilloi dje në Teheran një tryezë bisedimesh me numrin dy të diplomacisë së Bashkimit Europian (BE) për marrëveshjen ndërkombëtare bërthamoren të 2015, sipas agjencisë zyrtare iraniane, Irna, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Çështje bërthamore ishte në fokus të takimit mes Araghchi dhe Helga Schmid, zëdhënësja e Federica Mogherini në krye të shërbimit të jashtëm të BE-së, shkruan Irna, por gjithashtu u mbajtën bisedime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Republika islamike është akuzuar nga Uashingtoni se qëndron pas sulmeve, që shënjestruan të enjten dy anije cisternë në brigjet iraniane në Detin e Omanit, gjë që Teherani e përgënjeshtron kategorikisht.