Shkup, 16 dhjetor – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) sot organizon takim informativ me partnerët kryesorë të projektit MAINLAND, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Takimi informativ është për fillimin e fazës së planifikimit të shpërndarjes së tokës bujqësore në katër rajone të konsoliduara: Sokollarc dhe Spançevë në Komunën Çeshinovë – Obleshevë, Logovard dhe Optiçar në Komunën e Manastirit.
Në takim do të marrin pjesë Agjencia për Mbështetje të Zhvillimit të Bujqësisë, Agjencia për Kadastër të Patundshmërive, Oda e Firmave të Autorizuara Gjeodezike, njësitet e vetëqeverisjes lokale dhe organizatat e bujqve, ndërsa është paraparë edhe fjalim i sekretarit shtetëror, Nefrus Çeliku.
Projektin MAINLAND e zbaton FAO bashkë me MBPEU