Shkup, 12 prill – Fillojmë me sjelljen e ligjeve reformuese të rëndësishme për sigurimin e gjyqësisë së pavarur, qeverisjen e së drejtës, media profesionale, ose marrë përgjithësisht, me pakon e ligjeve reformuese, të bëra sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe grupit të ekspertëve të Rajnhard Pribe. Përmes politikave inkluzive, qëllimi ynë është që të sigurojmë institucionale funksionale në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Këtë e ka theksuar kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me delegacionin nga Bundestagu i Republikës së Gjermanisë, i kryesuar nga Gunter Krihbaum, kryesues me Komisionin për çështje evropiane në Bundestag, të shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni, Tomas Gerberih.
Kryeministri në takim ka theksuar se gjithashtu, nga takimi ministror në Ohër pret konfirmim të progresit në bisedimet, nëpër të cilat, siç ka thënë, beson se jemi në rrugë ta zgjidhim kontestin shumëvjeçar.
“Integrimet në BE dhe NATO për Republikën e Maqedonisë janë stabiliteti, siguria dhe zhvillimi ekonomik. Besojmë në vlerat demokratike dhe evropiane, i zgjidhim sfidat e hapura dhe për këtë arsye presim progres në vitin 2018 në integrimet euro-atlantike”, ka potencuar kryeministri Zaev.
Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, kryesuesi Krihbaum dhe deputetët nga Bundestagu kanë transmetuar mesazh inkurajimi nga Republika e Gjermanisë, për hapat e rëndësishëm që i ndërmerr Republika e Maqedonisë në procesin reformuese dhe në tejkalimin e çështjeve bilaterale, që do t’i hapin perspektivat e shtetit.
“Përfaqësuesit e Bundestagut gjerman shprehën mbështetje në fillim të sjelljes së ligjeve reformuese në Parlament, si dhe bisedimet midis shefave të diplomacive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë në Ohër në drejtim të gjetjes së zgjidhjes së çështjes që qëndron në rrugën e integrimeve të shtetit”, thuhet në kumtesë.
Kryesuesi me Komisionin për çështje evropiane në Bundestag, Krihbaum, vlerësoi se është mirë që Republikën e Maqedonisë e udhëheq një Qeveri e orientuar drejt realizimit të qëllimeve strategjike euro-atlantike, të cilat, siç është theksuar, do të thonë edhe investime të reja në vend, ndërsa me këtë edhe vende të reja të punës, zhvillim ekonomik dhe jetë cilësore qytetarëve në Maqedoni.
Në takim është biseduar edhe për mundësitë e hapura për avancim të bashkëpunimit midis bashkësive afariste të shteteve, në shëndetësi, si dhe në sfera të tjera të rëndësishme për qytetarët.
Kryeministri Zaev në takim i është falënderuar Republikës së Gjermanisë dhe kancelares Angela Merkel për mbështetjen e nivelit parimor dhe për partneritet strategjik, përmes të cilëve e ndihmojnë zhvillimin e Republikës së Maqedonisë.