Takim i Spasovskit me mërgimtarët në Slloveni

13

Shkup, 11 qershor – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe prefekti i Koperit, Slloveni, Alesh Bërzhan, realizuan takim me mërgimtarët e Maqedonisë së Veriut në të cilin kanë biseduar për temat aktuale që i prekin ata.

Siç deklaroi Spasovski, mes tjerash, kanë biseduar për vendimin e Qeverisë me të cilin qytetarëve të cilëve u ka skaduar pasaporta, apo u skadon pas 31 korrikut, vazhdohet afati i vlefshmërisë së këtyre deri më 31 dhjetor të vitit 2021. Qëllimi është që t’u dilet në ndihmë nevojave të qytetarëve tanë të cilët për shkak të pandemisë nuk kanë mundur në kohë t’i vazhdojnë dokumentet e tyre.

“Pas shumë viteve e zgjodhëm edhe problemin e madh të mërgimtarëve, me këtë që krahas gjashtë stacioneve bazë mobile  për dokumente, do të ketë edhe 10 stacione bazë fikse që mërgimtarët tanë të munden në çdo kohë t’i rinovojnë dokumentet e tyre, ndërsa koha e pritjes do të zvogëlohet”, tha Spasovski.