Presidentët e Rusisë dhe të SHBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Tramp mbrëmë kishin takim të shkurtër në margjinat e Samitit të G-20 në Argjentinë, deklaroi sot këshilltari në Kremlin, Jurij Ushakov.
Ushakov shtoi se ai është takuar me këshilltarin e Trampit për Siguri Kombëtare Xhon Bollton.
“Rusia dhe SHBA-ja janë të gatshme t’i vazhdojnë kontaktet”, theksoi Ushakov.
Por, ai theksoi se “nuk është i sigurt se mund të mbahet takim i ri ndërmjet Putinit dhe Trampit”.