Shkup, 22 gusht – Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Lubomir Joveski sot e ka pranuar në vizitë zyrtare prokurorin e përgjithshëm të Republikës së Kazakistanit, Gizat Daurenbekoviq Nurdauletov.
Në takim siç ka informuar PTHP, Joveski dhe Nurdauletov kanë këmbyer përvoja dhe njohuri për gjendjen në sistemet e prokurorive publike të dy vendeve, ndërsa është biseduar edhe për rrjedhën e reformave në gjyqësi.
Nurdauletov, me dekret të presidentit të Kazakistanit është emëruar për prokuror të përgjithshëm publik të këtij vendi në muajin mars të këtij viti. (koha.mk)