Shkup, 13 janar – Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti kryetarin e Bashkësisë fetare islame, reis-ul-ulema Shaqir Fetai, të cilit ia uroi zgjedhjen për kryetar të BFI-së, i dëshiroi sukses në punë dhe i potencoi angazhimet e tij për bashkëpunim me të gjitha bashkësitë fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç kumtoi Kabineti presidencial, Pendarovski gjatë takimit ka shprehur bindje se kryetari i ri në mënyrë të konsiderueshme do të kontribuojë në misionin e Bashkësisë fetare islame, në përparimin e bashkëjetesës dhe respektimin e dallimeve, si një nga vlerat themelore të shtetit tonë.
“Në takimin, kryetari i BFI-së, e ka informuar presidentin Pendarovski me punën e institucionit që e udhëheq ai, si dhe me aktivitetet dhe projektet e planifikuara gjatë periudhës së ardhshme”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit.