Shkup, 19 gusht – Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim me Johanes Rei, udhëheqës me përfaqësinë e fondacionit Konrad Adenauer për Maqedoninë Veriore dhe për Kosovën, në të cilën është biseduar për aktivitetet aktuale të fondacionit, që deri në vitin e ardhshëm do të shënoj 20 vjet nga puna në vendin tonë, përcjellë KOHA.
Pendarovski, siç informojnë nga kabineti i tij, ka potencuar se rëndësi të madhe ka mbështetja që fondacioni ia jep Maqedonisë Veriore në aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian përmes realizimit të projekteve të shumta.
Presidenti gjithashtu, ka shprehur gatishmëri për bashkëpunimin me fondacionin në fushën e arsimimit politik, në frymën e vlerave demokratike, promovimin dhe mbështetjen e të drejtave të njeriut, pluralizmin politik, tolerancën e ndërsjellë, unitetin dhe solidaritetin.
Në takim presidenti Pendarovski, mes tjerash ka shprehur pritjen se fondacioni Konrad Adenauer edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jap kontributin e saj në funksionin e zhvillimit të shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë Veriore. (koha.mk)