Shkup, 17 maj – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot i priti ambasadoren e Japonisë, Keiko Haneda dhe ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Vilem Vauter Pllomp.
Dy ambasadorët e uruan presidentin për marrjen e funksionit, i dëshiruan punë të suksesshme dhe shprehën bindje për avancimin e raporteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me shtetet e tyre në periudhën që pason”, kumtoi kabineti i shefit të shtetit.
Në takim me ambasadoren Keiko Haneda, presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e Japonisë për stabilitetin, prosperitetin dhe zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rajonit më të gjerë. Si vend që është mik i dëshmuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pendarovski shprehu pritje për thellimin e mëtutjeshëm të raporteve mes dy vendeve në të gjitha sferat me interes të përbashkët, sidomos në planin ekonomik.
Në takim me ambasadorin Pllomp, presidenti Pendarovski e theksoi rolin e rëndësishëm që Mbretëria e Holandës e ka përmes ndihmës së drejtpërdrejtë të proceseve të transformimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se mes dy vendeve ka bashkëpunim të ngushtë në shumë sfera me interes të përbashkët, që është në dobi të qytetarëve të të dy shteteve” shtohet në kumtesën kabinetit të presidentit. (koha.mk)