Shkup, 30 maj – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot e priti drejtoreshën e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, Natasha Gaber-Damjanovska, njofton Koha.mk
Gaber-Damjanovska, siç informojnë nga Kabineti i presidentit, e ka njoftuar Pendarovskin me punën e Akademisë, si dhe me projektet zhvillimore në drejtim të mbështetjes në reformat në sferën e sundimit të drejtësisë dhe gjyqësorit.
Në takim ishte theksuar rëndësia e Akademisë në arsimimin e gjykatësve dhe prokurorëve të rinj, por edhe në arsimimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të gjykatësve dhe prokurorëve publikë të tanishëm, kumtojnë nga Kabineti i presidentit. (koha.mk)