Shkup, 22 janar – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ushtruesi i detyrës në Ambasadën e shtetit Katar, sheik Jasim bin Hamad Al-Tani në takimin e sotëm të punës i konfirmuan marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, shkëmbyen mendime për bashkëpunimin aktual dhe promovimin e të njëjtit në fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në fushën e sigurisë.
“Në atë drejtim, nga ana e dy bashkëbiseduesve për periudhën e ardhshme u shqyrtuan mundësitë për përdorimin e potencialeve për shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e projekteve ndërmjet dy Ministrive të Punëve të Brendshme”, kumtuan sot nga MPB-ja.