Shkup, 27 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot pati takim pune me ambasadoren kroate Nives Tiganj dhe me drejtorin e HS Produkt, Zhelko Pavlin.
MPB-ja kumtoi se në takim ministri Spasovski shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm midis dy vendeve mike, si dhe për mbështetjen e përgjithshme që Republika e Kroacisë ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset e integrimit evropian për anëtarësimin në BE.
Shprehu besimin se edhe në periudhën e ardhshme qëndrojnë të përkushtuar ndaj nismave dhe projekteve të përbashkëta me interes për të dyja vendet.
Drejtori i HS Produkt, Pavlin, siç thekson Ministria e Punëve të Brendshme, në takimin me Spasovskin shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm, me shpresë që edhe në të ardhmen do të vazhdojë me intensitet të zvogëluar.