Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu mbrëmë realizoi takim me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Republikën e Maqedonisë Luiza Uinton, me ç’rast kanë biseduar për prioritetet e Ministrisë që rrjedhin nga programi i Qeverisë së re, si dhe për gatishmërinë e UNDP-së për mbështetje të projekteve për menaxhim më të mirë në nivel lokal.
Ministri Fazliu dhe përfaqësuesja e UNDP-së Uinton, siç informojnë nga Ministria, kanë marrë pjesë në hapjen e Forumit për përmirësimin e kushteve për personat me nevoja të veçanta. Sipas Fazliut, të gjithë qytetarët kanë të drejtë në shërbime të barabarta publike dhe institucionet ekzistojnë për t’i siguruar ato kushte.
“Dallimi i tanishëm i qartë i madh në kapacitetet e komunave nuk garanton qasje të barabartë të qytetarëve ndaj arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës ose shërbimeve administrative. Bashkëqytetarët tanë me nevoja të veçanta kanë nevojë për mundësi të barabarta për qasje deri te shërbimet publike. As më pak e as më shumë, as të barabartë si të gjithë të tjerët. Kjo do të thotë se është i nevojshëm ndërgjegjësim më i madh, për nevojat e tyre të cilin do ta arrijmë vetëm me përfshirjen e tyre në të gjitha sferat publike të jetesës”, tha ministri Fazliu. Forumi është organizuar nga ana e UNDP-së me pjesëmarrje të organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesve të komunave.