Shkup, 21 qershor – Ndërtim të procesit cilësor që do të jetë thelbësor për diasporën, kontraktuan sot ministri për Marrëdhënie me Diasporën, Edmond Ademi me ambasadorin polak në Republikën e Maqedonisë, Jacek Multanovski. Siç kumtoi Kabineti i Ademit, në këtë takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe nevoja për ndarje të përvojave. Në fokus të bisedës mes ministrit dhe ambasadorit ishin edhe të rinjtë që janë shpërngulur. Ambasadori Mulatovski shprehu mirënjohjen e tij për planet për bashkëpunim dhe theksoi se komunikimi i vazhdueshëm mbi sfidat konkrete është thelbësore.