Shkup, 29 shtator – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska realizoi takim pune me përfaqësuesit e Agjencisë për Supervizionin e Sigurimit të Pensionit me Financim Kapital (ASSPFK), me të cilët, siç është shkruar në profilin e saj në Fejsbuk, diskutuan për aktivitetet e ardhshme të vetë agjencisë dhe pamja reale në vendin tonë.
“ASSPFK thekson se që nga viti 2019 mbulimi i popullsisë në shtyllën e dytë është rritur, mbi 50 për qind e popullsisë totale aktive janë anëtarë të shtyllës së dytë. Anëtarët në shtyllës së dytë janë relativisht të rinj që kanë mundësinë për kursime afatgjata në llogaritë e tyre individuale, për pension në të ardhmen. Shtylla e tretë llogaritet dy herë më pak se e dyta, pra rreth 25 mijë”, shkruan ministrja në FB.
ASSPFK informoi se digjitalizimi është ajo që është punuar intensivisht në periudhën e kaluar, në mënyrë që qytetarët të kenë informacionin në dispozicion në çdo kohë.
“Ajo që duhet të vihet më shumë theks është informacioni më i madh i popullsisë dhe prezantimi i vetë fondeve të pensionit dhe përfitimet e tyre. Bashkëpunimi me ASSPFK vazhdon në terren i cili është në interes të të gjitha palëve të përfshira”, shkruan sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në FB.