Ankara, 19 prill – Ministrat e punëve të jashtme të Turqisë, Rumanisë dhe Polonisë, sot do të mbajnë takim në Ankara me qëllim të konsultimeve politiko-ushtarake, bëri të ditur Ministria turke e Punëve të Jashtme, lajmëroi agjencia Anadollu.
“Në takim do të vlerësohet rezultati i takimit të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s, i cili u mbajt në Uashington më 4 prill të vitit 2019, me rastin e 70-vjetorit të NATO-s, dhe do të shqyrtohen edhe përgatitjet për Samitin e liderëve i cili do të mbahet deri në fund të këtij viti”, theksohet në kumtesë të Ministrisë.
Në kumtesë shtohet dhe se ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushoglu, së bashku me kolegun e tij rumun Teodor Maleskanu dhe kolegun polak Jacek Çaputiviç, do të bisedojnë edhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, lajmëroi Anadollu.