Seul, 24 shkurt – Para mbajtjes së takimit të sotëm mes ministrave të mbrojtjes të SHBA-së dhe të Koresë Jugore, Mark Esper dhe Kjeong Du Zhong, ushtria amerikane i përforcoi thirrjet për Seulin që t’i rrisë financat për mbrojtje, duke paralajmëruar në pasojat nëse së shpejti nuk arrihet marrëveshje.
Pritet që dy ministrat të bisedojnë edhe për marrëdhëniet me Korenë Veriore, si dhe për planet që Seulit t’i jepet kontrolli ndaj trupave të Gadishullit në rast të luftës.
Megjithatë tema kryesore do të jetë sa para Koreja e Jugut duhet të ndajë dhe të paguajë për shpenzimet për kujdesin e rreth 28.500 ushtarëve amerikanë, të stacionuar në atë vend.
Marrëveshja e fundit për masa të veçanta skadoi nga fundi i muajit dhjetor të vitit të kaluar, pasi pas shumë raundeve bisedime nuk është arritur avancim, ndërsa ushtria amerikane thekson se së shpejti nuk do të ketë mjete për financimin e mijëra civilëve koreanojugorë të cilët punojnë në bazat amerikane.
“Pa derdhjen e mjeteve të reja, forcat e SHBA-së në Kore do të duhet t’i dërgojnë 8.700 punëtorë korenojugorë në mungesë pa pagesë nga 13 marsi dhe në këtë mënyrë disa shërbime në bazë do të zvogëlohen, suspendohen ose anulohen”, kumtoi sot komanda e ushtrisë amerikane, duke shtuar se kjo do të ketë ndikim të konsiderueshëm financiar dhe emocional ndaj punonjësve koreanojugorë në bazat.
Presidenti amerikan Donald Tramp disa herë theksoi se Koreja Jugore duhet të ndërmarrë barrë të madhe për mbështetjen e trupave. Uashingtoni kërkoi edhe deri në pesë miliardë dollarë në vit, që është pesë herë më shumë nga ajo që u pajtua Seuli në marrëveshjen njëvjeçare.