Shkup, 21 tetor – Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sonte në selinë e partisë mban takim me partnerët e koalicionit, transmeton gazeta KOHA.
Takimi pason pas takimit të liderëve që mbrëmë u mbajt me iniciativë të presidentit Stevo Pendarovski për shkak të epilogut negativ nga takimi i Këshillit Evropian në Bruksel. Në takim është arritur ujdi se nuk ka alternativë tjetër përveç eurointegrimit dhe janë caktuar zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill.
Pas takimit pritet që Mickoski të jep deklaratë për mediat.(koha.mk)