Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, sot, pati takim me ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë, Keiko Haneda. Siç kumtoi MMJPH, në takim është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy shteteve në fushën e mjedisit jetësor, i cili tregoi rezultate të shkëlqyeshme, si dhe për mundësitë për këmbim të përvojave pozitive dhe koordinim të aktiviteteve të përbashkëta mes dy shteteve. “Gjithastu, Makraduli dhe Haneda zhvilluan diskutim rreth aktiviteteve për ratifikim të Konventës së Minamatës për zhivën, nënshkruese të së cilës janë Republika e Maqedonisë dhe Japonia, me ç’rast për Maqedoninë prioritare janë mbështetja, dituria dhe përvoja të cilat Japonia dëshiron t’i ndajë me shtetin tonë”, qëndron në kumtesë.