Shkup, 21 nëntor – Zëvendës kryetar i Komisionit për çështje evropiane të Kuvendit të RM-së, njëherit edhe kryetar i RDK-së, Vesel Memedi, realizoi takim me delegacion nga Republika e Rumanisë në përbërje: Stefan Tinca, drejtor politik në Ministrin e punëve të jashtme dhe z. Aleksandru Ene, drejtor për bashkëpunim regjional për Ballkanin Perëndimor, së bashku me ambasadorin e Republikës së Rumanisë në RM, Viorel Stanila.
Tinca informoj se Rumania do të udhëheq me Këshillin e BE-së në fillim të vitit 2019, pas udhëheqjes së Bullgarisë dhe Rumanisë, dhe se në kuadër të udhëheqjes së tyre, Rumania planifikon që në agjendat e saja prioritet të vendos zgjerimin e Unionit me vende nga Ballkani perëndimor.
Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, e falënderoj delegacionin për mbështetjen që deri më tani e ka dhënë Republika e Rumanisë në lidhje me proceset euroatlantike, me çka theksoi se është e nevojshme dhe e rëndësishme ekspertizë për harmonizimin e gjyqësorit të Unionit dhe realizimit të nevojave të reformave të BE-së nga ana e ekspertëve të Rumanisë për nevojat e RM-së.
Në takim u shkëmbyen edhe mendime për ndodhitë aktuale në vend, para se gjithash dinamika e realizimit të planit për Reforma të qeverisë, dialogut politik në vend mes pozitës dhe opozitës, implementimit të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe përpjekjet për zgjidhjen e emrit.