Shkup, 28 janar – Në takimin e sotëm mes kryetarit të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sali Murati dhe ambasadores së SHBA-së në vend, Kejt Mari Bërns, temat e bisedës kishin të bëjnë me realizimin e funksionin kushtetues të Gjykatës, me theks të posaçëm në mbrojtjen e lirive he të drejtave para Gjykatës kushtetuese, si dhe për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe mënyrat për realizimin e të njejtave, kumtoi Gjykata kushtetuese transmeton gazeta KOHA.
Kryetari Murati e njoftoi ambasadoren Bërns me sfidat me të cilat përballet Gjykata dhe aktivitetet të cilat janë ndërmarrë në periudhën pas marrjes së funksionin nga ana e tij si kryetar i Gjykatës, që janë me qëllim të sigurimit të pavarësisë së plotë si parakusht themelor për funksionimin e një organi i cili ka për detyrë t’i mbrojë kushtetutshmërinë, legjitimitetin dhe liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
Ambasadorja, vërejti, se vetëm institucionet e pavarura mund të jenë institucione të fuqishme demokratike në një shoqëri dhe në atë kontekst e shprehi mbështetjen e saj për aktivitetet e ardhshme të përbashkëta. (koha.mk)