Lubjanë, 1 prill – Ministria e Shëndetësisë e Sllovenisë ka thirr takim urgjent të krizës për shkak të situatës në azilet e pleqve, ku gjithsej 137 pensionistë janë infektuar me koronavirus.
Siç njofton korrespondenti nga Lubjana, një pjesë e viktimave nga Kovid-19 në vend janë pikërisht personat e moshuar të akomoduar nëpër azile.
Në mënyrë shtesë edhe 30 punonjës shëndetësorë të cilët janë kujdesur për pleqtë, janë infektuar, ndërsa virusi deri më tani është konfirmuar në gjithsej tetë azile të pleqve.
Pritet pas takimit urgjent i cili mbahet në Lubjanë, të sillen masa shtesë për mbrojtjen e të moshuarve.(koha.mk)