Shkup, 22 qershor – Politikat dhe programet ekonomike të Fondit monetar ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës botërore (BB), si dhe çështje të tjera kyçe ekonomike për ekonominë evropiane dhe botërore do të jena tema të takimit të Konstituencës së FMN-së dhe Grupacionit të BB-së në të cilin bën pjesë vendi ynë, që sot do të mbahet në Shkup.
Organizues të takimit janë Ministria e Financave dhe Banka popullore, ndërsa do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të bartësve të politikës fiskale dhe monetare në vendet-anëtare të Konstituencës, si dhe ekspertë të shquar ndërkombëtarë. Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev do t’i prëshëndesë pjesëmarrësit e forumit, ndërsa fjalime do të kenë edhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski, guvernatorja e Bankës popullore, Aneta Angellovska – Bezhoska, drejtorët e FMN-së dhe BB-së të angazhaur për Konstituencën holandeze-belge, Antoni de Lanoj dhe Kun Davise, si dhe nënkryetarët e Grupacionit të BB-së për Evropës dhe Azi Qendrore, Siril Miler.
Takimi, siç ceket, paraqet mundësi të jashtëzakonshme për ta konfirmuar gatishmërinë të jemi bartës së ngjarjeve që janë në nivel të lartë ekspertësh.
Në takim të Konstituencës do të marrin pjesë edhe drejtori i Sektorit për punë fiskale në FMN, Viktor Gashpar, drejtori i Sektorit të FMN-së për Evropës, Pol Tomsen, nënkryetarja e Grupacionit të BB-së për kapital njerëzor, Anet Dikson dhe nënkryetarja e FMN-së për Amerikë Latine, karaibe, Evropë dhe Azi Qendrore, Georgina Bejker, të cilët janë vetëm disa nga përfaqësuesit e dy institucioneve financiare që vijnë në Shkup.
Është konfirmuar pjesëmarrja e 10 guvernatorëve të bankave qendrore dhe katër ministrave të financave, ndërsa folës dhe pjesëmarrës kryesor në njërin nga panel-diskutimet është profesori i shquar Luixhi Zingalez nga Universiteti i Çikagos.
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski konsideron se kjo është ngjarja më e madhe në sferën e financave në dekadën e fundit, ndërsa prania e mysafirëve të lartë është konfirmim për imazhin që e gëzojnë Ministria e Financave dhe Qeveria, për progresin e reformave në financat publike dhe njëkohësisht është dëshmi për kahjen e duhur në të cilën por lëvizë vendi ynë.
Ndërkaq, siç kumtoi guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, theks i posaçëm do të vihet në politikat për promovim të konkurrencës më të madhe, shfrytëzimit efektiv të politikës fiskale për qëllime ridistributive, përmirësim të menaxhimit në sferën e sektorit financiar dhe të investimeve në kapitalin njerëzor.
Në kuadër të takimit dje në Ministrinë e Financave, ministri i resorit Tevdovski dhe nën kryetari i BB-së për Evropë dhe Azi Qendrore, Miler, e prezantuan Strategjinë për bashkëpunim mes Bankës botërore dhe Republikës së Maqedonisë së veriut në shumë të përgjithshme prej 420 milionë eurove.
Më pas u nënshkrua edhe Memorandum për bashkëpunim meKoorporatën financiare ndërkombëtare (IFC) për ndërlidhje të kompanive vendore me ato të huaja, që është pjesë e Strategjisë katërvjeçare për partneritet të vendit me Bankën botërore. Memorandumin e nënshkruan nënkryetarja e IFC në grupacionin e BB-së, Georgina Bejker, ministri Tevdovski dhe ambasadorja e Zvicrës, Sibil Suter Tejada. Projekti është financuar nga SEKO.
Në Konstituencës holandeze-belge, krahas Holandës, Belgjikës dhe vendit tonë, bëjnë pjesë edhe BeH, Bullgaria, Gjeorgjia, Armenia, Izraeli, Qiproja, Luksemburgu, Moldavia, Rumania, Ukraina, Kroacia dhe Mali i Zi.