Beograd, 5 korrik – Me miratimin e Rezolutës dhe vendimeve konkrete përfundoi takimi në Beograd i Komitetit të përzier për ndarje të pronës diplomatike-konsullare të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), në pajtim me Aneksin B të Marrëveshjes për sukcesion.
Siç kumtuan nga Ministria serbe e Punëve të jashtme, në vazhdimin e takimit të 19-të të Komitetit morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e autorizuar të të gjitha shteteve sukcesore të ish-RSFJ-së, mes të cilave edhe Republika e maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Borçe Damjanov.
Në takim, siç qëndron në kumtesë, u bisedua për një sërë temash aktuale në procesin e ndarjes së pronës diplomatike-konsullare të ish-Jugosllavisë, siç është procesi i shitjes së përbashkët të pronës së caktuar të patundshme, analiza e statusit pronësor-juridik të patundshmërive të caktuara në Aneksin B, ndërsa janë shqyrtuar mundësitë për arritje të marrëveshjes për shpërndarjen e mëtutjeshme të pronës diplomatike dhe konsullare të ish-RSFJ-së.
Krahas hollësive të tjera teknike, në takim është konstatuar se shitja e përbashkët e pronës së patundshme të ish-RSFJ-së në Nju-Jork (banesë rezidenciale) dhe në Tokio (ambasadë / rezidencë) ka përfunduar me sukses, ndërsa shitja e pronës së patundshme në Bon është në fazë përfundimtare.
Takimi iu ardhshëm i njëzet i Komitetit të përzier për shpërndarje të pronës diplomatike dhe konsullare të ish-RSFJ-së do të mbahet deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm në Sarajevë.