Shkup, 4 mars – Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Sasho Tasevski sot zhvilloi një takim zyrtar me ambasadorin italian në Maqedoninë e Veriut, Andrea Sillvestri në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të diskutuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dypalësh dhe mundësitë për t’u thelluar ato në të ardhmen.
Në takim, siç kumtoi MPB-ja, u theksua rëndësia e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe migracionit të paligjshëm, si dhe mundësitë për luftimin e tyre përmes bashkëpunimit në mes dy vendeve.
Drejtori Tasevski ka shprehur mirënjohje, mbi të gjitha, për mbështetjen për përforcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme duke organizuar trajnime për policët maqedonas.
Nga ana e ambasadorit italian Sillvestri u theksua mirënjohja për Ministrinë, mbështetjen e deritanishme të policisë për hetime të caktuara, gjatë të cilave u shkëmbyen plane dhe ide për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet MPB-së të Republikës së Italisë dhe Republikës së Maqedonisë të Veriut.