Mbi dy milionë euro këtë vit do të shpenzohen për furnizim të terapisë më bashkëkohore, që deri më tani nuk ishte e kapshme për pacientët në Maqedoni, përmes zbatimit të qasjes së integruar nga FSSHM, Agjencia për Barëra dhe Ministria e Shëndetësisë.
Kjo u theksua pas takimit të sotëm të p-unës të drejtorëve të FSSHM-së, Orhan Ramadani dhe Sasho Stefanovski me përfaqësuesit e Aleancës së organizatave të pacientëve, shoqatës për luftë kundër kancerit Borka, Shkëndija e Jetës dhe Qendrës Hepar për mbrojtje të të sëmurëve nga hepatiti. Drejtori i FSSHM-së, Sasho Stefanovski tha se Fondi ndërton raport parimor dhe të gjitha politikat i komunikon dhe ndërton me ata që cilët janë më të njhtuar dhe më përgjegjës për atë.
“Krijuam kushte për furnizim të nëntë barërave të reja për terapi të të sëmurëve nga hepatiti kronik C, për të sëmurë nga kanceri i gjirit, kanceri i mushkërive, kanceri i zorrës së trashë dhe kancelri i mëlçisë, si dhe për të sëmurë gjatë transplantimit të palcës kurrizore. Me të do të prëfshihen ata pacientë të cilët i përmbushin kriteret për ta pranuar këtë terapi”, tha Stefanovski.
Kryetarja e shoqatës për luftë kundër kancerit Borka, Biba Dodeva tha se vendosja e terapive të reja paraqet hap historik dhe do të thotë shumë për pacientët. Kryetari i shoqatës Qendra Hepar, Millan Mishkoviq tha se me promovimin dhe vendosjen e progrmait të ri për hepatit C jepet mundësia që pacientët të shërohen në mënyrë komplete.
Në pyetjen e gazetarëve nëse kjo paraqet zgjidhje afatshkurte, Stefanovski tha se kjo paraqet zgjidhje stabile e cila do të mundësojë furnizim të këtyre barërave. I pyetur nëse me terapitë e reja do të përfshihen të gjithë pacientët, Stefanovski tha se në mjekësi ekzistojnë kritere të bazuara në dëshmi shkencore dhe analiza biokimike të cilat kualifikojnë dikë si kandidat për marrje të terapisë së caktuar.