Takim i Dimitrovit me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit për punë të jashtme të BE-së

Shkup, 12 janar – Shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit për punë të jashtme të BE-së (EEAS).

Takimi u mbajt në kuadër të takimit të drejtorëve politikë për çështje evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, organizator i të cilit ishte Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Fokusi i bisedës, siç kumtoi MPJ-ja, u vendos në perspektivat evropiane të Maqedonisë dhe vendeve të rajonit në prag të  zhvillimit të pritur të ngjarjeve brenda Unionit në gjysmën e parë të vitit 2018.

Ky është publikimi i Strategjisë së kryetarit të KE-së Zhan-Klod Junker për zgjerimin e BE-së në shkurt të vitit 2018, raportet e KE-së për progresin e vendeve në prill të vitit 2018 dhe samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje gjatë presidencës bullgare me Këshillin e BE-së në maj të vitit 2018.

Dimitrovi e njoftoi bashkëbiseduesin për arritjet e Maqedonisë në implementimin e reformave të brendshme dhe përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Përkundër sfidave të përditshme, jam i inkurajuar nga ritmi i reformave në një pjesë të sektorëve kyç të rrugës sonë evropiane. E shfrytëzuam krizën që të rritemi dhe përpara nesh ka një perspektivë që nuk duhet të humbasim. Kemi mundësi për hap serioz përpara”, tha Dimitrov.

Ai u përqendrua edhe në planet dhe pritjet e Qeverisë për periudhën e ardhshme. E theksoi nevojën për mbështetje të Maqedonisë nga liderët evropian, institucionet, si dhe nga vendet anëtare, me qëllim që të arrihet deri te fillimi i negociatave për anëtarësim në BE.