Shkup, 9 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot u takua me dy deputetë nga Bundestagu gjerman, Metin Hakverdi dhe Kristian Petri, me këtë rast temë diskutimi ishin, para se gjithash, integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe pritjet nga Këshilli i ardhshëm i tetorit të BE-së.
Siç kumtoi MPJ, me këtë rast ministri Dimitrov e falënderoi për vendimin Bundestagun gjerman për mbështetjen e pa kusht në hapjen e negociatave për anëtarësim në Maqedoninë Veriore në BE, si dhe për kontributin personal të deputetëve Hakverdi dhe Petri në promovimin e dosjeve evropiane në vendin tonë.
Nga ana e mysafirëve, theksohet, u përshëndet përkushtimi i fuqishëm i vullnetit politik për zbatimin e reformave të nevojshme për përshpejtimin e integrimeve evropiane të vendit dhe u riafirmua qëndrimi i Bundestagut gjerman do të mbetet mbështetës i fuqishëm në agjendën tonë evropiane dhe rrugën drejtë Bashkimit Evropian.