Shkup, 22 tetor – Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomik dhe investime Fatmir Bytyqi, përmes lidhjes së video-konferencës, sot mbajti mbledhje me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, ambasadorin Dejvid Gir, me të cilin, siç kumtojnë nga Kabineti i tij, biseduan për zbatimin e reformave në vendin tonë në drejtim të procesit eurointegrues, si dhe për përparim të të gjitha fushave në jetesën shoqërore.
“Procesi inkuadrues drejt Bashkimit Evropian është interes nacional, tha Bytyqi dhe shtoi se në periudhën e cila vijon me përkushtim do të punohet në përforcimin e kapaciteteve njerëzore për zbatim të reformave të nevojshme, do të përkushtohet vëmendje e veçantë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe në qeverisjen e së drejtës dhe drejtësinë për të gjithë, ndërsa njëherit do të kahëzohen edhe resurse të mëdha në realizimin e investimeve kapitale, me qëllim të lidhjes infrastrukturore në vend, por edhe të Maqedonisë së Veriut me vendet tjera në rajon.
Ambasadori Gir e ka riafirmuar qëndrimin se delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup do të mbetet pjesëmarrës aktiv në proceset reformuese dhe konfirmoi se Qeveria mundet të presë nga BE-ja në projektet të cilat vlejnë jetë më të mirë të qytetarëve.
Në mbledhje është biseduar edhe për krijimin e Planit zhvillimor nacional, me të cilin përmes planifikimit afatgjatë, do të trasohet rruga nëpërmjet së cilës do të zhvfillohet Maqedonia e Veriut dhe do të krijohet vizion ndaj të cilit të gjithë së bashku do të synojmë për ta arritur.
Ambasadori Gir dhe zëvendëskryeministri Bytyqi folën edhe për vendimet sistematike në drejtim të zvogëlimit të korrupsionit dhe krijimin e rrumbullaksimit i cili do ta minimizojë mundësinë për fenomene të tilla devijuese, veçanërisht në administratën shtetërore dhe publike. Ata u pajtuan se me bashkëpunim më të fuqishëm ndërinstitucional dhe qasje sistematike drejt krijimit të zgjidhjeve për antikorrupsion mund të priten rezultate të shkëlqyera dhe zbatim i vlerave evropiane.
Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ambasadori i BE-së Gir u pajtuan se do të vazhdojnë me komunikim intensiv dhe ndjekje të të gjitha projekteve të cilat realizohen në bashkëpunim të përbashkët, që të arrihen qëllimet e parashtruara dhe të kontribuohet drejt jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.