Në organizim të Ambasadës sllovene sot dhe nesër në Shkup do të mbahet takim i blu çip kompanive sllovene dhe atyre të Maqedonisë. Nga Ambasada paralajmërojnë pjesëmarrje të përfaqësuesve të kompanive më të mëdha nga të dyja vendet si dhe promovimin e përgjithshëm të ekonomisë sllovene dhe asaj të Maqedonisë. Në takim, thonë nga Ambasada, përfaqësuesit e të dy vendeve do të bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e mundësive për bashkëpunim me njohjen e potencialeve për përforcimin e tij.