Takim i Blinkenit me kolegët nga vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit

14

Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot u takua me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit – Britanisë së Madhe, Kinës, Francës dhe Rusisë.

Siç kumtuan nga Departamenti amerikan i Shtetit, Blinken e theksoi rëndësinë e veprimeve konstruktive të Këshillit të Sigurimit për mirëmbajtje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Ai foli për situatën në Afganistan dhe bëri thirrje për koordinim të veprimeve për evitim të krizës humanitare në ardhje dhe parandalim të kolapsit ekonomik. Ai theksoi se ekzistojnë pritje të përgjithshme për qeveri inkluzive dhe reprezentuese.

Blinken u bëri thirrje anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të marrin pozicion unik për Afganistanin, të kërkojnë nga talebanët t’i përmbushin obligimet e veta dhe të bashkëpunojnë në emër të sigurimit të qasjes humanitare, respektim të parimeve humanitare dhe disponim të mjeteve për përmbushje të nevojave humanitare të popullatës së Afganistanit.

Duke folur për Iranin, sekretari shtetëror e konfirmoi qëllimin e SHBA-së të kërkojë rrugë për diplomaci konstruktive për arritje të khimit të ndërsjelltë drejt respektimit të Planit të përbashkët më të thellë për aksion për zgjidhje të një sërë problemesh lidhur me Iranin.