Shkup, 7 shkurt – Komisioni i përzier i ekspertëve i Maqedonisë dhe Bullgarisë për çështje historike arsimore, i formuar në pajtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë do të takohet sërish më 19 dhe 20 shkurt në Shkup, njofton Koha.
Përfaqësuesi i pjesës bullgare të Komisionit, Angel Dimitrov paralajmëroi se do të bisedohet për shënimin dhe festimin e përbashkët të personaliteteve dhe ngjarjeve nga, siç thotë, historia e përbashkët.
Në deklaratë për BTV Dimitrov thekson se në takim do të shihet nëse vizita e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev të hënën, me të vërtetë ishte shenjë politike e falënderimit ndaj Bullgarisë për ndihmën dhe për bashkëpunimin në rrugën drejt afrimit të mëtutjeshëm. (koha.mk)