Shkup, 21 nëntor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski së bashku me anëtarët e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski dhe Aleksandar Nikollovski dje realizoi takim me eurokomisarin për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Johanes Han.
Në takimin bashkëbiseduesit kanë biseduar për disa tema aktuale, lidhur me ngjarjet e brendshme politike, si dhe për plotësimin e interesave strategjike të Republikës së Maqedonisë.
Gruevski mes të tjerash tha se zgjedhjet lokale, të cilat kaluan, ishin një ndër më keq të organizuarat, ku kanë ndodhur shumë parregullsi, raste të ryshfetit, trena bullgarë, mungesë e fletëvotimeve, presione, shantazhe dhe kërcënime, e deri në parashtrimin e padive penale për kryetarë të komunave pa bazë juridike – politikisht të motivuar, vrasje të bartësit të listës së këshilltarëve, kafkë të plasur të kryetarit të komunës dhe shumë shkelje të tjera serioze.
Lidhur me prioritetet strategjike, u potencua se VMRO-DPMNE-ja shpreh përkrahje për proceset eurointegruese, për të cilat nevojitet plotësim thelbësor të prioriteteve reformuese.