Shkup, 6 dhjetor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev sot kishte takim me anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në të cilën morën pjesë edhe një pjesë e anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në të cilën detajisht u bisedua për të gjitha aktivitetet lidhur me procesin zgjedhor dhe ditën e zgjedhjeve, së bashku është konstatuar se lloji i tillë i takimeve, deri tani, direkt ka kontribuuar për realizimin e tërësishëm të të gjitha aktiviteteve të parashikuara lidhur me përgatitjen dhe organizimin e procesit zgjedhor, me ç’rast edhe njëherë u konstatua qëllimi i përbashkët i mbajtjes së zgjedhjeve korrekte, demokratike dhe kredibile, për të cilat, ashtu siç është konstatuar, janë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme. “Duke e potencuar nevojën e demonstrimit të qasjes pozitive në drejtim të ndërtimit të besimit në procesin e tërësishëm zgjedhor nga ana e të gjitha partive politike, kryeministri Dimitriev theksoi se Qeveria e obliguar për zbatimin e zgjedhjeve dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor periudhën e fundit maksimalisht ishin të përkushtuara në realizimin e të gjitha aktiviteteve prioritare për përgatitjen e zgjedhjeve dhe shprehu pritje se puna e tillë e përkushtuar do të rrumbullaksohet me ditën mirë të organizuar zgjedhore, në të cilën qytetarët e Republikës së Maqedonisë në mënyrë korrekte dhe demokratike do ta shprehin vullnetin e tyre”, thuhet në kumtesë. Në atë kontekst, nga anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor është kërkuar të vazhdojnë me angazhimin e tyre të përkushtuar dhe të informojnë përderisa kanë nevoja të caktuara shtesë për të cilat Qeveria dhe institucionet kompetente, sipas dispozitave ligjore, mund t’u dalin në vigjilje. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski, duke shprehur falënderim për bashkëpunimin konstruktiv me Qeverinë, ka informuar se gjithçka është gati për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se të gjitha aktivitetet e nevojshme janë realizuar sipas dinamikës së parashikuar. “Duke informuar se Lista zgjedhore është nënshkruar dhe kontrolluar nga repartet rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ai theksoi se për momentin bëhet paketimi dhe kontrolli i materialit të shtypur zgjedhor dhe realizohen aktivitetet tjera të parashikuara të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të cilat janë në drejtim të organizimit të ditës së zgjedhjeve”, potencohet në kumtesë. Në takim është konstatuar se janë krijuar të gjitha kushtet për zbatimin e zgjedhjeve korrekte, të drejta dhe kredibile dhe së bashku është shprehur pritje se më 11 dhjetor qytetarët e Republikës së Maqedonisë në zgjedhje korrekte dhe demokratike do ta shprehin vullnetin e tyre.