Shkup, 26 shkurt – Përmirësimi i kapaciteteve infrastrukturore, vendosja e linjës ajrore, përmirësimi i mundësive komunikuese, iniciativa për formimin e ministrisë për zhvillim rajonal ishin temat kryesore në takimin e sotëm të kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski dhe anëtarit të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zhelko Komshiq.
Azeski potencoi se i kanë ndarë rolet me BeH, kështu që Bosnja do ta udhëheqë procesin e digjitalizimit të të gjitha vendeve, ndërsa shteti jonë do ta udhëheqë procesin e vendosjes së sistemit dual në arsim në vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjellë gazeta KOHA.
“Fillojmë një aksion serioz që fillon javën e ardhshme, ku do të mbahet samiti i parë për digjitalizim në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe do të vazhdojë në prill me Forumin e Biznesit të Sarajevës, njëri prej manifestimeve ekonomike më prestigjioze”, informoi Azeski.
Në takim u bisedua edhe për formimin e institucioneve të përbashkëta që janë të nevojshme për forcimin e këmbimit në pjesën e Ballkanit Perëndimor. Me BeH, siç theksoi Azeski, kemi këmbyer 160 milionë dollarë, ndërsa në nivel të Ballkanit Perëndimor rreth një miliardë e pesëqind milionë. Konsideron se duhet në mënyrë ambicioze të vendosen në pesë vitet e ardhshme, me ndihmën e Forumit Investues të Odave Ekonomike t’i dyfishojnë ato numra.
“E lutëm z. Komshiqin, të lobojë në interes të biznesit dhe Forumit Investues të Odave Ekonomike dhe në të gjitha ngjarjet ku do të marrë pjesë në emër të BeH t’i mbështesë këto ide të biznesit pasi mendojmë që ajo është mënyra më e duhur që të përmirësohet pozita ekonomike në rajon, dhe në këtë mënyrë më shpejtë të hyjmë në BE”, tha Azeski.
Anëtari i Presidencës së BeH, Komshiq, tha se e kanë shfrytëzuar mundësinë që të flasin për tema që u intereson njerëzve të rëndomtë dhe se si të përmirësohen punët. Potencoi se në takimin me Azeskin kanë biseduar për përparimin e mjedisit në vendin tonë dhe të tyre, për njerëzit të cilët janë në biznes, që merren me punë konkrete ta ndjejnë përparësinë në atë që ata e punojnë.(koha.mk)