Qëndrimi i Kinës lidhur me Kosovën nuk ndryshon e kjo do të thotë përkrahje e integritetit territorial të Serbisë.
Kështu ka thënë në Pekin presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas bisedimeve me kryetarin e Kinës Xi Jinping në takimin disa orësh me bashkëpunëtorët e presidentit kinez
Kina e kupton shumë mirë dhe e përkrah Serbinë lidhur me Kosovën, ka thënë Vuçiq, njofton92, transmeton Koha Ditore.
“Kina ka qëndrim shumë të fuqishëm lidhur me Kosovën”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se këtë mirëkuptim e përkrahje ndaj Serbisë Kina e ka ofruar në Interpol , UNESCO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Vuçiqi ka përkujtuar se presidentit kinez i ka thënë se Kina do ta ketë gjithmonë përkrahjen e Serbisë kur bëhet fjalë për Tajvanin dhe për rajonet tjera .