Majk Tajson nuk ndal së habituri. Në moshën 51-vjeçare, ish-kampioni i botës në peshat e rënda në boks, ka vendosur që të prodhojë marihuanë në Kaliforni. Nga 1 janari i këtij viti, në shtetin e Kalifornisë është bërë legale të shesësh marihuanë për qëllime mjekësore. Ka qenë ky rezultat i një referendum në legalizimin e kanabisit, që u zhvillua më 8 nëntor 2016. Nga 1 janari, radha e personave që duan të nisin këtë biznes të ri është e gjatë, persona që duan të blejnë marihuanë njësoj sikur të ishin biskota. Duke parë këtë ndryshim të madh, Tajson nuk ka humbur kohë, por ka vendosur të hapë një fermë në zonën e “Death Valley” (40 hektarë). Në fermë do të ndërtohet edhe një shkollë që t’u mësojë punëtorëve dhe kultivuesve se si të marrin maksimumin e prodhimit.