Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë fëmijën e pestë nga shpella në provincën Chiang Rai në veri të Tajlandës pas bllokimit për më shumë se dy javë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, e cila ka cituar një burim ushtarak, ekipet sot kanë shpëtuar edhe një nga tetë fëmijët e ngelur në shpellë.
Dje nga shpella ekipet me sukses shpëtuan dhe hospitalizuan katër fëmijë.
Ministri i Brendshëm i Tajlandës Anupong Paoçinda më herët njoftoi se zhytësit që nxorrën katër fëmijët sot do të përpiqen të shpëtojnë tetë fëmijët e ngelur dhe trajnerin e tyre.
Ndryshe, 12 fëmijët nga mosha 11 deri në 16 vjeçe dhe trajneri i tyre 25 vjeçar ishin zhdukur gjatë shëtitjes në shpellën Tham Luang Nang Non më 23 qershor dhe u gjetën të gjallë pas nëntë ditëve kërkim nga ekipet e shpëtimit.
Grupi kishte ngelur i bllokuar pasi hyrja e shpellës ishte mbuluar me ujë.