Bangkok, 8 nëntor 2018 – Policia e Tajlandës sot e arrestoi ushtarin Xhakrit Komsing (43) i infektuar me virusin HIV, i cili ka shantazhuar dhe përdhunuar më shumë se 70 meshkuj adoleshent .
Policia kumtoi se ka marrë denoncim, në të cilin thuhet se i dyshuari ka përdorur profile të rreme në rrjetet sociale dhe aplikacione për njohje të pjesëtarëve të komunitetit LGBT, që të krijojë besimin te viktimat dhe ato t’i dërgojnë fotografi të zhveshura para se të takohen me të.
Pastaj u është kanosur se do t’i publikojë këto fotografi nëse refuzojnë të kenë marrëdhënie seksuale me të.
Policia kumtoi se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur medikamente për të sëmurë nga HIV-i dhe se testi ka konfirmuar që ai është i infektuar nga virusi