Taipei, 16 shtator – Përforcimi i lidhjeve mes Kinës dhe Rusisë e dëmton paqen ndërkombëtare, kumtuan sot autoritetet e Tajvanit.
Në kumtesën e Ministrisë tajvaneze të Punëve të Jashtme ceket se Tajvani “e dënon ashpër Rusinë për ndjekje të qeverisë autoritare dhe ekspanzioniste të Partisë komuniste të Kinës në deklaratat e saj të rrejshme në takimet ndërkombëtare që e minojnë sovranitetin e vendit tonë”.
“Ata që mbështesin paqe dhe status kuo Moska i etiketon so provokues, që në masë të madhe e tregon dëmin që lidhja mes regjimit autoritar kinez dhe rus ia shkakton paqes ndërkombëtare, stabilitetit, demokracisë dhe lirisë”, shkruan në kumtesë.
Presidentët e Kinës dhe Rusisë, Si Xhinping dhe Vlladimir Putin sot shprehën mbështetje të ndërsjelltë dhe dëshirë për t’i përforcuar lidhjet bilaterale për shkak të krizës në raportet me Perëndimin.
Si dhe Putin u takuan në margjina të samitit të organizatës së Shangait për bashkëpunim në Samarkand në Uzbekistan, në kohën e marrëdhënieve mjaft tensionuese me SHBA-në.