Prishtinë, 28 prill – Sulmi i mbrëmshëm në Kuvendin e Maqedonisë si dhe dhuna ndaj deputetëve, e me tendencë të qartë ndaj ish-kryetarit të komunës së Strugës, Ziadin Sela, dëshmon se rrugëtimi i Maqedonisë është në rrezik të thellë, thotë në reagimin e tij Besnik Tahiri, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale. “Kjo ngase kryetari Sela është ekzemplar i një qytetari, politikani dhe përfaqësuesi që ka dhënë dëshmi se si duhet punuar me përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe përqafimit të vlerave perëndimore si shtet dhe shoqëri. Andaj, shoqëria dhe shteti maqedonas duhet të reflektojnë thellë mbi vlerat që dëshirojnë ti përfaqësojnë duke mos harruar se Shqiptarët janë themeli i shtetit dhe promotori i integrimit. Mungesa e barazisë dhe kohezionit shoqëror e bën të pa mundur ecjen e një shteti dhe shoqërie”, thotë Tahiri.