Prishtinë, 5 shkurt – Ish-ministrja kosovare e Eurointegrimeve dhe negociuese kryesore në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Edita Tahiri e vlerësoi si skandaloze deklaratën e zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq se “çështja e minierës së Trepçës duhet të zgjidhet me marrëveshjen përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë” njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, pwrcjellw gazeta KOHA.
Tahiri për portalin “Kallxo.com” vlerësoi se deklarata e tillë e Kocijaçiqit është “ngacmim ushtarak”, përderisa për përfaqësuesen e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini thotë se ka treguar se qëndron në anën e Serbinë dhe më nuk mund të jetë ndërmjetësues në negociatat midis dy shteteve.
“E kundërshtoj fuqishëm këtë deklaratë skandaloze dhe luftë nxitëse nga ana e Zyrës së Mogherinit, që tregon se zonja Mogherini ka marrë anën e Serbisë, duke dhe humbur besueshmërinë për të qenë ndërmjetësuese të paanshëm i Dialogut të Brukselit. Ky nuk është qëndrim i BE-së, por vetëm i disa zyrtareve që janë në rrugë të gabueshme”, ka thënë Tahiri.
Sipas saj, Mogerini nuk po i shërben BE-së dhe punon në dëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Mendoj se pyetja hipotetike duhet kujt po i shërben Mogherini, sepse është e qartë se nuk po i shërben BE dhe as nuk po i mbron parimet e BE për Ballkanin Perëndimor ku 6 shtete përfshirë këtu dhe Kosovën janë në rrugën e Integrimit Evropian”, tha Tahiri.
Sipas saj, alarmante është që zyra e Mogerinit nuk respekton qëndrimet e shteteve që e kanë njohur Kosovën.
“Nuk duhet të harrojnë as Mogerini as Kocijançiq se 23 vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë njohur shtetin e Kosovës, ndërsa vetëm 5 nuk e kanë njohur. Është alarmante që zyra e Mogherinit nuk respekton qëndrimet e shteteve liderë të Evropës, si Gjermania, Franca, Britania që kanë shprehur qëndrim të prerë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës në raport me Serbinë”, deklaroi Tahiri. (koha.mk)