Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një konference për shtyp ka njoftuar se 110 qytetarë të Kosovës me ndihmën e SHBA-së janë kthyer sot nga Siria në Kosovë. Në vazhdim ai ka treguar se që nga tetori i vitit të kaluar e ka udhëhequr task-forcën e angazhuar rreth kthimit të qytetarëve të Kosovës nga Siria e që ishte përkrahur vazhdimisht nga SHBA-ja, raporton KTV.
“Vendimin për kthimin e tyre në Kosovë është marrë në bashkëpunim me institucionet e vendit. Rastet e tyre do të vazhdojnë të trajtohen konform ligjeve në fuqi. Në rastin konkret kemi të bëjmë me gra dhe fëmijë shtetas të Kosovës”, tha Tahiri. Fëmijët kanë kaluar një periudhë të rëndë traumatike. Do të angazhohemi që këta qytetarë të integrohen në shoqërinë tonë. “Ky aksion dërgon mesazh të qartë se shteti jonë nuk i braktis qytetarët e vet dhe nuk përkrahim programe të tilla të terrorizmit”, ka thënë ndër të tjera ministri Tahiri.