Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar se Prokuroria për Krimet e Rënda, ka kërkuar arrestimin e tij, por jo hetimin. Tahiri tha se kjo Prokurori po bën atë që se ka bërë kurrë me asnjë politikan tjetër. Sipas tij, ajo po kërkon direkt arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, por pa hetuar lidhjet e tij me grupin kriminal të Habilajve. “Kuvendi është thirrur të votojë, nëse unë do shkoj në burg apo jo. Dhe jo nëse do hetohem apo jo. Nëse do arrestohem apo jo dhe jo nëse do hetojë Prokuroria. Prokuroria ka kërkuar një gjë që se ka kërkuar për asnjë politikan në Shqipëri që nga vitet ’91. Unë jam njeriu që nuk i kam kursyer fjalët për Prokurorinë dhe prokurorin dhe gjyqtar. Përse kohë unë jam një subjekt, që Prokuroria më ka marrë në hetim, unë do rezervohem të flas”, tha Tahiri. Në emisionin “Opinion” Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk ka ndër mend dhe as dëshirë të bëjë marrëveshje me Ramën, lidhur me çështjen e tij. “S’kam ndërmend dhe as dëshirë të bëj marrëveshje me Ramën dhe me askënd”, ka thënë Tahiri. Gjatë gjithë emisionit Tahiri ka theksuar se i intereson e vërteta dhe se është i gatshëm të shkojë deri në qelitë e fundit vetëm për të vërtetën, raporton Opinion.al. Më herët, Saimir Tahiri kishte pranuar që raportet e tij me Ramën pas zgjedhjeve ishin ftohur. “Llumi i politikës është mësuar të bashkëjetojë me llumin e rrugës. Unë do përballem në mënyrë spektakolare, për sa kohë kam të vërtetën dhe njerëz që besojnë ende tek mua në këto momente të vështira”. Tahiri ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se nesër do të jetë i pranishëm në mbledhjen e komisionit të mandateve, pavarësisht se sipas tij Prokuroria nuk ka prova për arrestimin e tij. Tahiri ka shtuar se nuk ka ndër mend t’i kërkojë askujt që të mbështesë apo t’i shtrijë dorën që ta mbrojë. Pak më parë, Tahiri u shpreh se sipas kërkesës së prokurorisë, i bie që pas mbledhjes së komisionit ai të arrestohet. Sipas tij, ajo po kërkon direkt arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, por pa hetuar lidhjet e tij me grupin kriminal të Habilajve. “Kuvendi është thirrur të votojë, nëse unë do shkoj në burg apo jo. Dhe jo nëse do hetohem apo jo”, tha Tahiri.