Tagliafico mund të transferohet te Interi

12

Nicolas Tagliafico mund ta shohim në Serie A sezonin e ardhshëm. Argjentinasi është pjesë e Ajax prej janarit të vitit 2018, teksa kontrata me “Harkëtarët” i përfundon në verën e vitit 2022. Interi e pëlqen shumë mbrojtësin e majtë (luan edhe në qendër të mbrojtjes) dhe agjenti i tij, Ricardo Schlieper, në prononcimin për FcInterNews.it, nuk e mohon mundësinë e kalimit tek ekipi zikaltër.

“Tagliafico ka oferta të shumta, por pandemia e ka ndryshuar tregun e merkatos. Interi? Ne ndjekim me interes kampionët kryesore të Evropës, sigurisht që Serie A është një prej tyre. Nëse vjen një ofertë e mirë për Ajax, sigurisht që Tagliafico do të largohej menjëherë. Interi është një destinacion shumë i mirë. Po flasim për një klub të madh, ku kanë luajtur dhe kanë pasur sukses e rezultate të shkëlqyera shumë futbollistë argjentinas“, deklaron agjenti i Tagliaficos.